Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama do të rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën

Berisha: Rama do të rrëmbejë postin e presidentit për Lul

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i qeverisë Edi Rama po përpiqet të rrëmbejë postin e presidentit duke bërë shkarkimin e Ilir Metës për Lulzim Bashën.

I ftuar në Klan News, Berisha thotë se Ramës do t’i konvenonte kjo gjë por kjo do të ishte e rrezikshme për vendin.

 “Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën.

Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Kam qenë kategorik. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm. Zëra ndërkombëtarë.

Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye, simbolin e të gjitha ligësive në politike.

E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij.

Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president dhe unë kryeministër. Këto ishin fantazira.

Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Edhe Ramës i konvenonte kjo gjë,” tha Berisha.

 

Të fundit