Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama e refuzon Komisionin Hetimor sepse e di që i fluturon mandati menjëherë

Berisha: Rama e refuzon Komisionin Hetimor sepse e di që i fluturon mandati

Berisha: Edi Rama bëri një mashtrim publik të dënueshëm se në datën 24 nëntor, tha se kurrë kush nga familja e tij nuk kishte përfituar fonde publike.

Së dyti, këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pusheti i thjeshtrit për tu pasuruar vajza e familjes.

Në lidhin e konfliktit të interesit, neni 24; familje e ngushtë quhet, bashkëshortet, partneret, bashkëjetuesit, fëmijët e tyre dhe prindërit.

Rama dhe zonja Rama nuk janë bashkëjetues, por me kurorë të martuar. Fëmijët e të dyve janë fëmijët e kësaj familje në përputhjeje me ligjin. Ndaj dhe Edi Rama e refuzon në mënyrë kategorike komisionin sepse e di që i fluturon mandati menjëherë.

Pushtetit është përdorur për pasurim personal.

Imagjinoni këtu, mban të burgosur politik, një person si armik të tij i cili e ka denoncuar Ramën me qindra, qindra herë për vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet me firmën e tij, e mban të burgosur politik, sepse ai ka marrë 410 metra katrorë tokë nga 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë katrorë tokë që i është kthyer apo kompensuar pronarëve. Dhe ai e ka marrë tokën në përputhje me ligjin.

Pra ky është Edi Rama dhe ky është standardi i tij. Asnjë njeri thotë nga ne, nuk ka marrë fonde publike.

Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. Tu tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës.

Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi”.

Të fundit