Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama i implikuar në afera korruptive, AKSHI është gropa e zezë

Berisha: Rama i implikuar në afera korruptive, AKSHI është gropa

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se Rama është i implikuar direkt në një mori aferash korruptive, duke përmendur në veçanti “dosjen Balluku” dhe AKSHI-n.

Berisha tha se nëpërmjet AKSHI-t janë përfituar qindra milionë euro, duke përmendur edhe emrin e Armand Frangut si pjesë e lidhjeve të pretenduara financiare.

“Edi Rama, pas faktimit, pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas faktimit dhe dokumentimit se AKSHI është kopshti privat në fakt është gropa e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi në një akt të pashembullt t’i mbyllë dyert drejtësisë. Të hedhë në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut duke qenë i bindur se do të ishte radha direkte e tij. Pasi dosja Balluku, me mbi 60 përqind ishte vetëm dosja Rama. E njëjta gjë AKSHI. Mirlinda e tij e gjorë, me 4 vila, por jeton në një apartament me qira nuk është gjë tjetër, vetëm prestonomi i gjysmës së tij më të mirë, Lindës së Surrelit.

Pasi AKSHI, në këtë agjenci publike, familja e tij, ka grabitur qindra milionë euro nëpërmjet famozit baxhanak Armand Frangu. Të dyja këto dosje, sic jen në dijeni, janë tashmë dosje ndërkombëtare. Janë të depozituara në të gjitha kancelaritë e mëdha të Evropës dhe botës. Për të shpëtuar lëkurën e tij, shqiptarët duhet ta dinë se diktatorët dhe narkodiktatorët për të shpëtuar lëkurën janë të aftë të ndërmarrin çdo vendim, nuk njohin asnjë interes tjetër përveçse të vetit, kështu që pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare dhe të përsëritura që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për t’i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe familjarët e tij”, deklaroi Berisha.

Të fundit