Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ndan pasurinë me klanet e krimit, e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen e drogës

Berisha: Rama ndan pasurinë me klanet e krimit, e ka shndërruar

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama e ndan pasurinë me klanet e krimit duke e shndërruar Tiranën në lavatriçen e drogës.

Ndër të tjera, Berisha theksoi se droga është preokupimi kryesor i pushtetit.

“Sot shqiptarët janë një komb, nuk them në zhdukje, por pothuajse në zhdukje. Në 10 vite më shumë se 1/3 e tyre janë larguar nga Shqipëria. Dy janë largimet më të mëdha të shqiptarëve nga kjo tokë në kohërat e reja. Largimi i vitit 1990, kur ata u takuan me lirinë, por përjetonin dhimbjet e tmerrshme të tiranisë së mjerimit dhe u nisën e vërshuan për të lehtësuar ato dhimbje në dhera të tjera.

Kurse largimi i dytë vjen këto 10 vite si pasojë e instalimit gradual të një të keqe të madhe, të një diktature të re, në të cilën çdo ditë vritet shpresa e tyre. Në të cilën atyre u dëshmohet se vullnetin e tyre e kontrollon qeveria. Në të cilën atyre u dëshmohet se pasuritë publike janë pasuri e qeverisë për ti vjedhur dhe shpërdoruar. Në të cilën atyre u dëshmohet se droga është preokupimi kryesor i pushtetit. Në të cilën atyre u faktohet se krimi është sundimtari i vërtetë i Shqipërisë.

Të gjitha këto janë një apel i madh për çdo shqiptar. Janë një apel për ata që përmbysën një diktaturë. Ngrihuni se ju njihni më mirë se kushdo tjetër të zezat e diktaturave. Ngrihuni sepse ju përjetuar varfëri dhe mjerim, se në paranojën e tij Enver Hoxha shndërronte pasuritë në bunkerë dhe tunele.

Kurse sot përsëri nuk begatoni, jeta juaj përkeqësohet sepse Edi Rama transporton me avionin e tij, me 140 fluturime në 18 muaj, shumat përrallore të parave tuaja.

Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit. E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine”, deklaroi Berisha.

Të fundit