Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama përdor tritolin dhe SPAK-un për të vënë nën kontroll edhe FSHF-në; tejkaloi Ramiz Alinë duke marrë peng opozitën

Berisha: Rama përdor tritolin dhe SPAK-un për të vënë

Nga Patosi ku ishte pasditen e sotme në një takim me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përplasjet për garën në FSHF. 

Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor tritolin dhe SPAK-un për të vënë nën kontroll institucionin e vetëm që i ka rezistuar deri tani. 

"Edi Rama është armik i egër i qenies së shqiptarëve. Në 8 vite shpërdoroi 8.2 miliardë euro. Shikoni çfarë bën me një institucion që i ka mbetur jashtë kontrollit. Nuk pret zgjedhjet e 2 marsit në FSHF, por përdor tritolin, përdor SPAK-un, përdor të gjitha mjetet jo legjitime"

Po ashtu, duke iu referua situatës në PD, Berisha akuzoi kryeministrin se ka marrë peng opozitën, duke tejkaluar edhe Ramiz Alinë në vitin 1991. 

“Sot Edi Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Kalonim nëpër fshatra, na gjuanin me gurë ish-komunistët, u rrëzua busti dhe morën armët që të sulmonim, por nuk bëri kush përpjekje për të na marrë peng. Ne qëndruam në këmbë të pamposhtur, drejtuam opozitën e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Ndërsa sot Edi Rama tejkalon baballarët e tij bllokmenë, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mynxyrë për vendin. Por kjo është një thirrje ndërgjegje për çdo demokrat, të ngrihemi në një mision të madh të pamposhtur”, deklaroi Berisha.

 

 

Të fundit