Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po e përdor Sazanin për influencë politike

Berisha: Rama po e përdor Sazanin për influencë politike

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë jashtë Kuvendit, akuzoi kryeministrin Rama se është duke përdorur Ishullin e Sazanit si një mjet për të fituar influencë politike, veçanërisht në marrëdhënie me SHBA-në.

Berisha foli për një marrëveshje të mundshme në kohën e qeverisjes së tij, me Silvio Berlusconin pikërisht për Sazanin.

Kryedemokrati shtoi se Rama po tenton përmes Sazanit, të përfitojë nga imazhi dhe influenca politike.

"Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Unë nuk mund të mos jem ai që jam. E kemi ofruar, sepse në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ka qenë një ishull aspak i lakmuar. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, ra kriza. Ia ofrova mikut të shquar të kombit shqiptar, Silvio Berluskoni. E pranoi dhe bëri projektin. Bëri një projekt shumë të mirë, por erdhi kriza financiare. Aty janë dokumentet.

Pse e ofruam? Sepse nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Tani fondet janë shumë të mëdha sepse sipas asaj që kam dëgjuar janë dy miliardë euro të fondit sovran arab. Në qoftë se bëhet, unë nuk kam asnjë kundërshtim.

Sazanin e ofroi ky. Dhe ky gjeti Xhared Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh. Por çfarë bëri ky? Në qoftë se marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së presidentit Trump, ky mashtroi. Ky nuk e firmosi para zgjedhjes së presidentit dhe ky u përpoq gjer në fund ta përdorë atë për të paktën edhe një fotografi me Lindën. A e dëgjuat atë që tha mbrëmë se i rrodhi ajo? Të paktën një fotografi me Lindën të kemi. Ajo nuk ndodhi", deklaroi Berisha.

Të fundit