Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama punon për Serbinë, është kthyer në zëdhënësin e Vuçiç

Berisha: Rama punon për Serbinë, është kthyer në

Kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se Edi Rama po punon me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës.

I ftuar në Euronews Albania, Berisha tha se projektet e Ramës, si zëdhënës i Vuçiçit, për të ndarë Kosovën, udhëhiqen nga Beogradi. Berisha tha se Rama e anuloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, pasi Kurti refuzoi draftin për Asosacionin.

“Shqiptarët kanë dëgjuar gjatë këtyre viteve Edi Ramën të paraqesë projekte të tij, projektet e Vuçiç, siç ishin hartat për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve, siç ishte minishengeni i themeluar në samitin e Novisadit, në hartën e të cilit Kosova u inkorporua tërësisht me Serbinë, siç është së fundmi iniciativa e pakërkuar nga askush e Edi Ramës, por në emër të Vuçiç për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate, më të mprehtë të krizës në rajon siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Edi Rama anuloi takimin me vendin fqinj sepse Albin Kurti refuzoi formatin e kërkuar nga Rama për refuzimin e draftit. Në këtë kontekst unë mund të them se  autoritetet e Kosovës meritojnë lavdërimin më të madh që refuzuan një takim dhe një debat me një person që është tërësisht jashtë kuadrit zyrtar ndërkombëtar të negociatave”, u shpreh Berisha.

Të fundit