Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ‘thikë pas shpine’ PD-së me dorën e Bashës

Berisha: Rama ‘thikë pas shpine’ PD-së me dorën e

Berisha nga Fieri: Në 30 vite këto janë ditët më të vështira për shqiptarët, jo vetëm për faktin se kemi një regjim si ‘kakistokraci’, por duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha.

Kemi nis këtë debat me ju, por ju ftoj të zhvillohet një debat mes njerëzve që u besojnë vlerave e ndjejnë përgjegjësinë, betohen për të rilindur shpresën e për të ecur drejt fitores.

Mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar pafundësisht nga akti i pabesë i Bashës, por ju ftoj të mos pranojmë asnjë ndarje mes nesh, mes të Bashës e Berishës. Jo, jeni njerëz të vlerave e besimit, të ardhmes.

Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, e tjerë që s’janë këtu, të tretëve që nuk më duan mua, u them: Më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Berisha.

Ju keni mbështetur kryetarin e PD, unë po ashtu. Asnjëri nga ne nuk i shkonte në mend se kryetari ynë i marrë peng do mundej që pa pyetur asnjë njeri, forum, nen statuti, parim mbi të cilën është ndërtuar PD, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD.

Të fundit