Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama urdhëroi pagesën e 25 mln eurove për baxhanakun e tij nga fondet e Thesarit

Berisha: Rama urdhëroi pagesën e 25 mln eurove për baxhanakun e

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi se kryeministri ka urdhëruar Thesarin e Shtetit që të disbursojë 25 milionë euro në favor të baxhanakut të tij, si pjesë e një tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, të cilin Berisha e cilësoi si “fund e krye fals”.

Sipas Berishës, urdhri është dhënë dy ditë më parë, në një kohë kur ekziston rreziku që AKSHI të bllokohet apo sekuestrohet.

Ai tha se pagesa është bërë me urgjencë për të mbyllur disbursimin e lotit të fundit prej 25 milionë eurosh nga një fond total prej 75 milionë eurosh.

“Edi Rama ka urdhëruar dy ditë më parë t’iu paguhen kunatit 25 milionë euro nga tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, që është fund e krye një falsitet. Pra, imagjinoni, familja Rama merr për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, se plasi inteligjenca artificiale në Shqipëri, 75 milionë euro.

Dhe duke e ditur se AKSHI mund të bllokohet, sekuestrohet, Rama urdhëron Thesarin, urdhëroi financat t’i disbursojnë me urgjencë lotin e fundit të parave të papaguara, 25 milionë euro nga 75.

Përveç këtyre, të dhënat, të cilat ligji i ndalon strikt angazhimin e kompanive të huaja në administrimin e tyre, iu janë ofruar edhe kompanive të huaja.

Pra, me një akt që shkel çdo ligj dhe çdo parim, çdo e dhënë personale e çdo shqiptari që ka letërnjoftim apo pasaportë, që ka konto bankare, që ka sigurime shoqërore apo ndihmë ekonomike, të gjitha llojet e të dhënave janë eksportuar në duart e grupeve kriminale në mënyrë që ato të mund të programojnë për interesat e tyre. Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit