Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Ramës: Për çdo veprim ndaj avokatit Gjokutaj, do të marrësh përgjigje personale

Berisha-Ramës: Për çdo veprim ndaj avokatit Gjokutaj, do

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga kërcënimi që i ka bërë sot avokatit të tij, Genc Gjokutaj vetëm sepse ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Berisha: Edhe njëherë, regjimit të krimit, drogës, të burgosjeve politike.

Regjimit të përvetësimit dhe shndërrimit të pasurive kombëtare në mallkim për shqiptarët, duhet t’ia shkurtojmë jetën me gërshërët e ligjit.

Edi Rama, ke kërcënuar sot dhe ke vendosur ndjekjen e avokatit tim si burracak, si turp sepse paska bërë një status që të ka futur frikën gjer në palcë.

Edi Rama, njërin avokat që të tmerroi, i bëre atentat dhe të garantoj që atentatin ndaj Sokol Mëngjesit nuk do ta falim kurrë.

Avokatin Gjokutaj, që të ka futur tmerrin me avokatinë e tij, merr dhe fut Tualetet tua për të lexuar statuset e tij.

Je i pashpresë, çfarë burri je ti që ndjek Facebook-et?

Ti jeton me frikë të tmerrshme.

Ndaj dhe larg duart. Për çdo veprim ndaj avokatit Gjokutaj, do të marrësh përgjigje personale.

Për çdo veprim ndaj zonjës Kalaja, e kuptoni apo ju miq, Adriana Kalaja shkon në poligon dhe ka pasion qitjen dhe ku e sheh me revole dhe tmerrohet.

A mund të jetë ky... ky është hije... ky duhet të zhduket sa më parë nga pushteti.

Ky duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë bashkë me Erion Veliaj dhe aty do përfundojë.

Gjysmë shekulli vite burg do ketë për krimet e tij.

Edhe njëherë miqtë e mi, fitorja është në duart tona.

Gratë dhe burrat me karakter të fortë, kanë fatin në duart e tyre, nuk ia japin kujt kurrë.

Ndaj të ngrihemi të vendosur për qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Të fundit