Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon për 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit: "Demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Kokën lart!"

Berisha reagon për 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në 23 vjetorin e ndarjes nga jeta të "Heroit të Demokracisë", Azem Hajdarit. Duke e citur akt makabër, Berisha shkruan: Azem ti je gjallë!

"Ky akt makabër, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj të riut legjendë, i cili në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijësit të revolucionit demokratik të studentëve të dhjetorit ‘90, themeluesit te pluralizmit politik në Shqipëri në vendin e diktaturës më të egër staliniste pothuaj gjysëm shekullore në Europë", shkruan Berisha në Facebook.

Ai ka vënë theksin te kontributi i Hajdarit në demokracinë shqiptare. Berisha i është drejtuar demokratëve me thirrjen se, "tribuni ynë sot na thërret: Kokën lart!"

Për herë të parë Berisha nuk bëri homazhe në Memorialin e "Heroit të Demokracisë", Azem Hajdarit. Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi së bashku me deputetët e PD, pasi as familjarët e Hajdait nuk morën pjesë.

Të fundit