Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Reeker i kërkoi Bashës largimin tim nga parlamenti, me tha si t’ia bëjmë

Berisha: Reeker i kërkoi Bashës largimin tim nga parlamenti, me tha si

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pranuar se Philip Reeker, ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në vizitën e qershorit në Tiranë i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Bashës ta largojë nga parlamenti.

“Më thotë për këtë të Parlamentit si t’ia bëjmë? Se kush do futet në Parlament e përcaktojnë ligjet e Shqipërisë. Rikeri ia ka kërkuar mosfutjen time në Parlament. Nuk ka gënjyer. Por sovraniteti nuk dorëzohet kurrë dhe një forcë politike që pranon një gënjeshtër për të vërtetë, ajo nuk meriton të ekzistojë.

Më tha do të ndodhë kjo e kjo, vazhdo i thashë, le të bëjnë çfarë të duan. E vërteta dhe dinjiteti janë të pacenueshëm. Më tha do ndëshkojnë Shqipërinë. Më the ke shumë të drejtë. Tani thotë që nuk pyes për gjë tjetër veçse për veten”, tha Berisha në MCN.

Të fundit