Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak

Berisha: Reforma Territoriale nuk është gjë tjetër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën territoriale asgjë më shumë se sa reforma e punësimit partiak.

Berisha u shpreh se reforma territoriale nxori në pah diskriminimin e qytetarëve dhe pabarazinë në aksesin ndaj shërbimeve. Sipas Berishës, ndarja territoriale e propozuar nga PS-ja është nj ndarje bazuar në interesa partiakë.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve.

Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Por kjo reformë është një dështim i madh, gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë. E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak”, tha Berisha.

Të fundit