Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha refuzon të hapë parlamentin e ri: Është jo legjitim, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve

Berisha refuzon të hapë parlamentin e ri: Është jo legjitim,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do ta hapë parlamentin e ri, duke e cilësuar atë si “parlament të partisë-shtet” që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Berisha tha se çdo koalicion duhet të bazohet në rekordin elektoral të partive, siç ka ndodhur gjithmonë në përvojën politike.

“E vërteta është që, çdo njeri ka të drejtë që të ketë mendimin e tij. Por koalicioni është bërë mbi bazën e rekordeve elektorale. Unë nuk di ndonjë teknikë tjetër më të drejtë, më të ndershme, se sa rekordin elektoral për të bërë koalicionin.

Gjithmonë në eksperiencën e gjatë, koalicionet kanë pasur në bazë rekordin elektoral.

Natyrisht koalicioni i ardhshëm do të ketë në bazë, rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Pra, nuk di ndonjë mënyrë tjetër, nëse do të bësh koalicion. Përndryshe mos bëj koalicion, ec vetë...

... Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje.

Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha patur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim. Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Berisha.

Të fundit