Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve, avantazh i madh për ne është fitorja e Trump në SHBA

Berisha: Regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve, avantazh i madh

Lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruarës është mosbindja civile ajo që do të largojë regjimin e Ramës.

Berisha ftoi shqiptarët të bëjnë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga narkodiktatura.

Berisha: E kam thënë dhe e them prapë, nuk lejoi e majta evropiane të dënohej komunizmi. Dhe kur u rrëzuan, ata kushërinj me ta ishin sepse meritonte një gjyq ndërkombëtar. E meritonte një ‘never again’. Po të ishte për viktima, komunizmi ka pasur 100 deri në 200 milionë, Lufta e Dytë ka pasur gjer në 20-30 milionë. Viktima njerëzore këto janë të komunizmit.

Megjithatë, ne u garantoj se nuk do rreshtim për të bërë çdo përpjekje për t’u dhënë përgjigje problemeve të pazgjidhura kësaj shtrese me kontribute të jashtëzakonshme.

Po kështu fermerët, janë si të thuash, qytetarë të ndaluar në Shqipëri. Përfaqësojnë 40 përqind, absolutisht oferta e vetme për ta, largohuni sa më parënga vendi juaj.

Shpopullimi është në gjenocid i vërtetë. Nëse arreston 38 mijë se nuk paguajnë dritat, në një kohë kur prej tyre të paktën 25 mijë nuk mund t’i paguajnë, ti atyre u thua ikni. Nëse brenda një viti prish 9 mijë lokale e banesa dhe mburresh me ta, ti u thua ikni. Nëse ti drejtësinë, ua ke mohuar procesin, duhet të presin 14 vjet, atëherë ai ka dy alternativa, ose vetëgjyqësi, ose largim nga ky vend.

Të rinjtë i largon vetë se ai që nuk kap mesataren, ikën nga ky vend.

Pra, Shqipëria sot është një diktaturë bande dhe diktaturat, e vërteta është, në histori janë larguar me armë, por janë larguar edhe me mosbindje civile. Se në vetvete janë kalbësira, po të marrësh strukturën e brendshme, ato janë kalbësira.

Na përket ne që jemi të përkushtuar ndaj këtyre të drejtave, që besojmë tek këto drejta, të bëjmë gjithçka me mosbindje civile për të ecur drejt largimit të këtij regjimi.

3 rezoluta janë miratuar, nuk është e pakët ajo. Këto rezoluta ndërkombëtare janë tekstuale me ato që thashë unë këtu.

Por këto nuk e largojnë regjimin, regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve.

Avantazh është pa diskutim goditja fatale që mori në SHBA nga fitorja e Donald Trump, Xhorxh Soros dhe perandoria e tij e të keqes. Miliarderi që përdorte çdo qindarkë për agjendë politike çnjerëzore.

Në disa aspekte, Xhorxh Soros tejkaloi Marksin. Nuk kam lexuar që të thoshte Marksi se internacionale do jetë bota e re pa gjini. Kurse Soros vendosi në agjendë identitetin njerëzor. vendosi në agjendën e fuqisë më të madhe të botës. Dilte ajo e thoshte se të gjithë emigrantëve ilegalë do ua paguaj operacionin për ndryshimin e gjinisë.

Këto shpresojmë të jenë arkivuar.

Por këto nuk duhet të na dekurajojnë ne, përkundrazi duhet të na bëjnë të luftojmë më shumë me vetëdijen se ky është mision dhe nuk ka asgjë më të madhe që mund të bëjë një njeri se sa të luftojë për një mision të drejtë, se sa të mbrojë ato të vërteta që beson.

Prandaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Shqipërisë nga kjo narkodiktaturë dhe u garantoj se PD, së bashku me ju, do u japë përgjigjen më të merituar dhe në mënyrën më të vendosur, problematikave të mëdha, dhe në disa aspekte dhe të tmerrshme, se të përzësh nga vendi nga viti 2014 deri në vitin 2022, 1 milionë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit, kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi.

Por kombet kanë një energji pozitive të brendshme, e cila në qoftë se arrihet të shfrytëzohet, shndërrohet në forcë jetike për ta.

Ndaj dhe të bëjmë çdo gjë për t’i dhënë përgjigje këtij regjimi.

Kam bindjen më të madhe se këto probleme do madhin zgjidhjen e merituar në qeverisjen e ardhshme, në të cilën zërat tuaj do jenë zëra që do pasqyrohen dhe dëgjohen plotësisht.

 

Të fundit