Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rendit arsyet: Pse e braktisën qeveritarët shqiptarë Montekarlon për Dubain këtë vit të ri

Berisha rendit arsyet: Pse e braktisën qeveritarët shqiptarë

Pse e braktisën këtë vit të ri zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë Montekarlon për Dubain? Është kjo pyetja që ngre lideri i opozitës, ndërsa thotë se kryeqyteteti i bixhozit dhe luksit europian u braktis nga qeveritarët shqiptare, pasi goditjes që ai mori si pasojë e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së. Sali Berisha thotë se këtë vit, qeveritarët e vendit tonë u dyndën në Dubai, ndërsa rendit edhe arsyet e kësaj zgjedhjeje.

“Kjo braktisje e Montekarlos, kryeqytetetit të bixhozit dhe luksit europian nga ministrat, zyrtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste sipas specialistëve të turizmit lidhet para se gjithash me rënien dramatike të kësaj epiqendre të luksit, ahengut, bixhozit dhe teprisë së kontinentit tonë pas vendosjes së sanksioneve ndaj multimiliardierëve rusë nga BE dhe SHBA, pas sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, çka shënoi një rënie të madhe dhe të gjithanshme të jetës dhe veprimtarisë së Mantekarlos dhe gjallerimin e pa parë të Dubait nga klientët e rinj. Sipas menaxherve të hoteleve, rusët janë shkaku kryesore, por këtë vit aty mungojnë edhe bjellorusët, serbët dhe shqiptarët.

Perveç këtyre një shkak tjetër kryesor i braktisjes së Montekarlos nga narko qeveritarët e Edi Ramës qëndron në faktin se në këtë qytet shtet nuk pranohen pagesa me para në kesh kurse në Dubai udhëton lireshëm me thasë e baule plot me euro ose me kuletën dixhitale plot me bitcoin dhe paguan çdo gjë pa asnjë lloj kërkese për origjinën e parave kesh”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Ky i fundit thekson se ku vit i ri në luks të shfrenuar në Dubai është dhe fillimi i fundit të shpejtë të qeverisë Rama.

Të fundit