Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Risia e 34 viteve të fundit është bashkëpunimi i PD me kryemagjistarin e fitores së Trump, LaCivita

Berisha: Risia e 34 viteve të fundit është bashkëpunimi i PD

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së Kryesisë se risia më e madhe në 34 vitet e betejave të PD është bashkëpunimi me Chris LaCivita, kryestrategun e fitores së Donald Trump në SHBA.

Ai theksoi se LaCivita është angazhuar për të këshilluar dhe organizuar fushatën elektorale të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me synimin për të arritur një fitore të ngjashme me atë të Trump. Berisha tha se ky bashkëpunim ka tronditur kundërshtarët, duke iu referuar reagimeve të ashpra të tyre, dhe se më 11 maj koalicioni do të firmosë për një fitore të madhe.

Berisha: Të dashur miq, betejat elektorale janë beteja luftarake.
Ato kanë strategjinë e tyre.
Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.
Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur.
Shkallmoi!
Vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita ai i ra tavolinës me grushta dhe është bërë banor i një parku zoologjik me avertebrorë dhe qenie të tjera, të cilat nuk i shqiten nga mendja sepse duket se në koshmaren e tij përjeton momente shumë të vështira.
Por 11 maji vjen dhe koalicioni firmos me 11 maj me ekipin që paraqitet një fitore të shkëlqyer.

Të fundit