Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha sërish i gatshëm për bashkëpunim me Alibeajn: E ka derën e hapur

Berisha sërish i gatshëm për bashkëpunim me Alibeajn: E ka

Ndërsa sot dështuan negociatat në PD për daljen e dy grupeve me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore, kreu i PD, Sali Berisha është shprehur sërish i hapur për bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn.

Sipas Berishës, i ftuar në ABC, Alibeaj e ka derën e hapur dhe kur të dëshirojë mund të nis takimin dhe negociatat me të në mënyrë direkte.

“Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimin, dhe anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi.

Shumë normale. Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Se do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon ti pres dhe ti përcjellë. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet”, tha Berisha.

 

Të fundit