Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha sfidon mazhorancën, kërkon “Komisionin e së Vërtetës” për lidhjet e politikës me krimin

Berisha sfidon mazhorancën, kërkon “Komisionin e së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish sot në Kuvend ngritjen e një komisioni të ri parlamentar, të quajtur “Komisioni i së Vërtetës”, me qëllim zbardhjen e lidhjeve mes politikës dhe krimit.

Gjatë seancës plenare, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur aplikacionet e koduara “Sky ECC” dhe “EncroChat” për komunikime të fshehta, duke kujtuar gjithashtu dëshmitë e bashkëjetueses së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, por është EncroChati, krimineli, vrasësi, trafikanti.

Të krijohet komisioni i së vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, i cili është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Damian se po flas unë. Ke pasur dhe ti.

Betohu se nuk ke pasur. Mos u fsheh.  Kryeministri juaj ka pasur 2 ose 3 të tillë. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.

Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë.

PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha.

Të fundit