Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shpërndan mesazhin për mitingun e Ramës: Mbledhja e punonjësve, si në periudhën e diktaturës!

Berisha shpërndan mesazhin për mitingun e Ramës: Mbledhja e

Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhet që janë dërguar punonjësve të Bashkisë së Tiranës për t’u mbledhur në mitingun që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbej”, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në postimin e tij, Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje si një veprim të organizuar me urdhër, duke e krahasuar atë me metodat e përdorura gjatë regjimit të diktaturës.

Ai e quan këtë mbledhje si një formë të "vullnetarizmit" për të mbështetur “hajdutin e Bashkisë” dhe “narko-kreun e qeverisë”.

Shihni si i mbledh ‘Vullnetarët e Edit’, për hajdutin e Bashkisë, narko-kreu i qeverisë. Me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës,” shkruan Berisha, ndërsa ka shpërndarë mesazhin e dërguar në grupet e administratës së Bashkisë.

Berisha shpërndan mesazhin për mitingun e Ramës: Mbledhja e

Të fundit