Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria nuk ka minimum jetik, kriza e rëndë pasojë e korrupsionit

Berisha: Shqipëria nuk ka minimum jetik, kriza e rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Departamentin e Çështjeve Sociale, në selinë blu.

Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik, pasi jetesa është e papërballueshme.

Kryedemokrati theksoi se rrogat dhe pensionet në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon.

“Shqipëria ka një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave, ka një situatë dramatike në raportin e rrogave me çmimet, ka një situatë, është vendi i vetëm që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik.

Ndërkohë, ndërkohë çmimet në këtë vend janë 10, gjer në 17, 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian. Faktikisht, nuk ka një vend tjetër me jetë të papërballueshme siç është Shqipëria.

Rrogat dhe pensionet në Shqipëri, përveç se disa kategori, e vërteta është që nuk ndoqën as indeksimin e çmimeve. Rrogat dhe pensionet, pavarësisht nga ndërhyrjet e shpallura, sot janë më të ulëtat në rajon. Në rast se bëjmë një krahasim gjejmë se në këtë hark kohor ato janë katërfishuar. Ato janë trefishuar sipas vendit”, deklaroi Berisha.

Të fundit