Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Është planifikuar eliminimi i kandidatit të PD për Hasi

Berisha: Është planifikuar eliminimi i kandidatit të PD për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një  fjalim nga dritarja  e banesës së tij teksa zhvillohej një  protestë në mbështetje të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se disa muaj më parë është planifikuar eliminimi i kandidatit të PD për Hasin

"Në këtë betejë iu garantoj se ne jemi shumica sepse shumica e shqiptarëve janë për pluralizimin politik. Megjithatë për momentin është sundimi i saj. Të dashur miq Ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe SKAP-in si organizatë kriminale. Sot do t'ju them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike. Supervlerë të gjithë ne kemi votën e lirë. Nëse Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi, Gjiknuri, Manja, janë vrasës të saj në terren. Dumani, Kraja dhe horra të tjerë janë vrasës të saj në dosje që nuk i hapin kurrë. Këta janë laro, armiq të lirive tuaja dhe të shqiptarëve. Këta për ata që ndajnë me kriminelët në qeli, janë gati të shkelmojnë mbi votën. Vetëm pak muaj më parë në zyrat e Altin Dumanit, mbërrin dosja ku dëshmohet se falangat e partisë së krimit mqs nuk mund të fitonin Hasin, kërkonin që të eliminonin kandidatin e Partisë Demokratike.", tha Berisha. 

 

Të fundit