Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sikur 1/7 e shpenzimeve të buxhetit të shkonin për qytetarët, rrogat dhe pensionet rriteshin me 50 %

Berisha: Sikur 1/7 e shpenzimeve të buxhetit të shkonin për

Berisha: Të dashur miq, sot parlamenti trajtoi ndër të tjera një seri problemesh.

Por përsëri, narko-qeveria injoron në mënyrën më totale qytetarin dhe qytetarët.

Miqtë e mi, buxheti i këtij viti parashikon rreth 7 miliardë euro shpenzime.

Në qoftë se bën një analizë, në këto 7 miliardë euro, qytetari, pensionisti, i sëmuri, studenti, nxënësi, rrogëtari janë më të përçmuarit.

Në emergjencën që jeton Shqipëria, në tiraninë e varfërisë që bëhet çdo muaj dhe vit më e rëndë, akti i parë, që duhej të vendosej, duhej të ishte të paktën një e shtata e kësaj shume t’u kushtohej pensionistëve, rrogëtarëve, fëmijëve, qytetarëve.

Në qoftë se një të shtatën e kësaj shume, në këto kushte, do vendosnin t’ia kushtonim qytetarëve, brenda një muaji të gjitha rrogat dhe pensionet në Shqipëri do rriteshin me 50 %.

Pra, në qoftë se edhe në vitin e ardhshëm, duke vendosur investimin tek qytetari të parin, do t’i rrisnim, do të përkushtonim një të shtatën e shpenzimeve, pensionistëve, rrogëtarëve, rrogat dhe pensionet do rriteshin 100 % krahasuar me këtë vit.

Për ata, të cilët me skepticizëm dëgjojnë për rritjen e rrogave, u them se absolutisht mundësitë më reale, por nuk ka shpirt, nuk ka zemër që t’ju ndjejë problemet që përballen sot qytetarët.  

Të fundit