Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘skanon’ kandidatët e Ramës: Subashi hajdut i pamëshirë, Majlinda e Roskovecit, kriminele elektorale

Berisha ‘skanon’ kandidatët e Ramës: Subashi hajdut i

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një ‘skaner’ të kandidatëve të Ramës në Bashkinë e Ferit.

Të parin, Berisha renditi Armando Subashin që e cilësoi një hajdut të pamëshirshëm. Më tej, Berisha përmendi Majlinda Bufin, për të cilën tha se është një kriminele elektorale.

Për kandidatin e Ramës në Sarandë Berisha tha se është një kandidat gruaja e të cilit është në arrati për vjedhje.

Berisha tha ndër të tjera se krimi elektoral nuk do t’i falet askujt, teksa iu drejtua Bufit e cila kërcënboi disa ditë më pare sanitaren.

Berisha: Kandidatët e Edi Ramës vijnë nga bodrumet e tij. Subashi i Fierit është një nga hajdutët më të pamëshirë. Çfarë është kandidati në Patos, një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Ajo ka punuar në Kadastrën e Sarandës, është në mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka krim më të shëmtuar se kjo? Ajo është një kriminele që shpërblehet duke emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Majlinda e Roskovecit një kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me kokaine dhe reduktohet nga prokurorët e partisë. Majlinda kërcënon zgjedhësit. Unë i them se krimi elektoral nuk do të falet kurrë. Do të përgjigjesh deri në ditën e fundit.

 

Të fundit