Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Soros manipulonte ‘Transparency International’ për llogari të Ramës, mburojë e vjedhjeve gjigante në vend

Berisha: Soros manipulonte ‘Transparency International’ për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar George Soros si arkitekt të korrupsionit në Shqipëri.

Në një bashkëbisedim me ekspertë për çmimet e larta, Berisha tha se kur PD doli në opozitë mësoi se Soros manipulonte ‘Transparency International’ për llogari të Edi Ramës.

Ne jemi në mes të Europës. Këtu punët publike, shkollat, bëhen me 8-fishin e çmimit. BE dhe SHBA kanë manuale ndërtimi, por në Shqipëri nuk ka asnjë punë me manualin. Këtu është sa i mbush xhepin ministrit dhe kryeministrit. Janë me dhjetëra PPP dhe koncesione.

Vjedhje e tmerrshme ndodh me çmimet. Sot në Mal të Zi, nafta që nuk nxjerr asnjë litër naftë, është 900 lekë më e lirë se në Shqipëri. Po pse, sepse kështu don kryeministrit. Sepse në këtë mënyrë, ai pasurohet dhe vetë. Kjo është me vajin, djathin e të gjitha.

Shqipëria ka vendosur një mekanizëm që të rrisë edhe më shumë çmimet në krahasim me tregun. Pra ne në  fakt po shkojmë drejt një rrokullisje. Shqiptarët ikin, varfëria troket masivisht në Shqipëri. Një nga arkitektët e korrupsionit në Shqipëri dhe botë është George Soros. Pasi dola në opozitë unë mësova se ai manipulonte Transparency Internacional. Institucionin botëror që vlerëson transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit. E manipulonte për llogari të Edi Ramës, askujt tjetër. Dhe përfaqësuesit shqiptarë u shkarkuan sepse thanë të vërtetën”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Soros është mburojë e vjedhjeve gjigante që ndodhin në Shqipëri.

Çfarë ndodhi në Srilanka. Çorbë e Soros. Shkoni në Nartë, mori lincencën për të shpuar në det, San Leone kompani e tij. Nga deti na doli në zonë të mbrojtur, lagunë, se në det ishte e vështirë të shpohej. Po Soros, bëhet mburojë e kësaj vjedhje gjigante që ndodh në Shqipëri dhe qytetarëve të saj.

Të gjitha këto, PD-ja ka një përgjigje të fortë. Ne kemi bërë denoncim në mënyrë të fuqishme këto vite, por denoncimet nuk mjaftojnë. Denoncimi është njëri aspekt. Unë besoj se vetëm veprimi dhe një program i qartë i PD, janë rrugë e ndalimit të këtij varfërimi të frikshëm të Shqiptarëve”, tha Berisha.

Të fundit