Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e kanë zënë patronazhistët

Berisha: Sot vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet në një takim me të larguarit nga puna se vendin e ekspertëve në administratë e kanë zënë masivisht patronazhistët.

Sipas tij, largimet nga puna të zyrtarëve të aftë dhe të mirëshkolluar në Shqipëri krijuan hapësirë që të rrënohet siguria juridike dhe korrupsioni të shndërrohet në sistem.

Berisha: Vitet në të cilat ju keni shërbyer në administratë nuk kanë qenë vite të përsosura pune, por kanë qenë vite pune intensive, përpjekjesh të mëdha dhe serioze në të gjitha fushat. Ato kanë qenë vite në të cilat në radhë të parë, u bën përpjekje të mëdha për një administratë eficente, të aftë, shërbëtore të qytetarëve të vendit. Treguesit e punës tuaj, përpjekjeve tuaja mbeten të pakrahasueshëm në çdo aspekt me situatën dramatike të sotme.

Largimet masive nga puna e zyrtarëve të aftë, të përkushtuar, të mirëshkolluar, krijuan mundësi, hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike, të rrënohet rendi, siguria që në Shqipëri me shpejtësi të madhe korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaj ndaj vendit, ju i shërbyet ligjit. Sot shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar totalisht me shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës, të korrupsionit.

Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja përballoi me sukses të madh, reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stablizim-Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave.

Pra unë nuk them që ato ishin vite vrapi, jo, por ishin vite të ecje të pandalshme progresi në rritje.

Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë rreth 190 mijë. Sot vendin e ekspertit, e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivishit e kanë zënë patronazhistët dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme.  

Të fundit