Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SPAK ka çelur hetime për Këlliçin vetëm pse ka denoncuar vjedhjen e shekullit nga Rama dhe Veliaj

Berisha: SPAK ka çelur hetime për Këlliçin vetëm

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se SPAK ka nisur hetimet për anëtarin e Kryesisë së PD, Belind Këlliçin.

Duke folur nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha se shkak për nisjen e hetimeve është bërë fakti se Këlliçi ka denoncuar vjedhjen e shekullit nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

Berisha: Këto kohë, i tmerruar nga ju, i tmerruar nga misionarët e Rrugës së Shpresës, ai ka vërsulur institucionet në mënyrë të tërbuar kundër opozitarëve.

Deputetët e opozitës, eksponentë kryesorë të saj, vihen në përgjime, vihen në hetime vetëm e vetëm për deklaratat që bëjnë, për të vërtetat që i përplasin në fytyrë, kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.

Sot mediat njoftojnë se grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre.

Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington.

Siç njoftoi radio publike e SHBA, akuza është tmerrësisht e rëndë.

Ke korruptuar njeriun që me ligjin amerikan, me misionin e tij, kishte për detyrë të mbronte SHBA nga korrupsioni.

Një akt të tillë ndaj një vendi mik nuk e ndërmarrin kurrë partnerët, e ndërmarrin vetëm armiqtë e saj.

Të fundit