Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SPAK ruan dosjet e Dvoranit dhe Sadushit në kasafortë, janë peng të Ramës

Berisha: SPAK ruan dosjet e Dvoranit dhe Sadushit në kasafortë,

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër zgjatjes së mandateve për organet e vetting-ut, duke e cilësuar një mekanizëm që shkatërron sistemin e drejtësisë.

Në ‘Log’, Berisha tha se drejtësia është e kapur nga maxhoranca, duke rikujtuar audio-përgjimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ku deklaronte se do ta çonte FSHF-në në SPAK.

“Vetingu, mekanizmi më shkatërrimtar i sistemit të drejtësisë. Unë nuk bëhem më bashkë-fatjor të një sistemi që la Shqipërinë 100% të kapur nga narko-ekzekutivi që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një procesi të drejtë gjyqësor që i kushtoi këtij vendi miliarda euro për çështje civile që ka bllokuar investimet e huaja në Shqipëri. Pas 2 vitesh funksionim të Gjykatës së lartë janë mijëra dosje. U shkatërrua në mënyrën më të papërgjegjshme një sistem që kishte shumë probleme por ishte ky sistem që me arrestimin e bandave bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Nato. A e dëgjove regjistrimin e Erion Velisë a duhet unë ti them SPAK, skape. Ai tha skape, SPAK-un e bënë në një institucion që ndërsojnë si të duan. Me një fjalë ky sistem u transformua i tëri në seksion të PS”, tha Berisha.

Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe ish-kreut të KED-së Ardian Dvorani, duke thënë se dosjet e tyre ruhen nga SPAK.

“Më gjej pak vetingun e Sokol Sadushit, Ardian Dvoranit dhe Ervin Pupes, atë veting e ka bërë KLGJ dhe është krejtësisht i zi,  e mban në kasafortë një Ilir Toska, ata janë për t’u proceduar, janë të gjithë peng të Ramës. Kur i thashë Bashës më thoshte mos e thuaj, po unë e thashë. Unë kam dashur të mbaj interesin publik sepse s’më detyronte të heshtja. Kush ua përgatit dosjet sot, të rinjtë e PS të rekrutuar nga Fico”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit