Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon koordinatorin e Forza Italia-s:Me ndihmën e partive simotra, do shpëtojmë vendin nga regjimi i Ramës

Berisha takon koordinatorin e Forza Italia-s:Me ndihmën e partive simotra,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia-s, Ludovico Seppilli, në Milano, i shoqëruar edhe nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet tradicionale midis dy forcave politike, intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, bashkëpunimin bilateral dhe atë në kuadrin e EPP dhe IDU.

Gjatë bisedës, Berisha e informoi Seppilli-n për zhvillimet aktuale në Shqipëri, duke e cilësuar regjimin e Edi Ramës si një “narko-diktaturë” të parë dhe të vetme në Evropë, ku për shkak të korrupsionit dhe politikave të tij, liderët opozitarë janë persekutuar, dhe më shumë se 45% e shqiptarëve janë larguar nga vendi në dekadën e fundit.

" Takim me Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia, z. Ludovico Seppilli

Të dashur miq,

Në Milano, së bashku me kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu, takuam Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia, Z. Ludovico Seppilli. Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis dy forcave tona politike, intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, bashkëpunimin bilateral dhe atë në kuadrin e EPP dhe IDU.

Gjatë takimit, e njoha Z. Seppilli me zhvillimet në Shqipëri, narko-diktaturën e parë dhe të vetme në Europë, në të cilën Edi Rama, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe përndjekur liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në 10 vite, 45% të shqiptarëve nga Shqipëria.

Unë gjithashtu e sigurova Z. Seppilli se PD, me mbështetjen e miqve të saj si Forza Italia dhe partitë simotra, do ta shpëtojë vendin nga regjimi korruptiv i Edi Ramës dhe do ta rikthejë Shqipërinë në rrugën e shtetit ligjor dhe demokracisë. sb", shkruan Berisha. 

Të fundit