Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon përfaqësuesit e ‘VATRA-s’: Diskutuam për pjesëmarrje më aktive të diasporës në jetën politike

Berisha takon përfaqësuesit e ‘VATRA-s’: Diskutuam

Kreu i PD, Sali Berisha ka pritur në një takim me përfaqësues të Federatës Pan shqiptare në SHBA, “VATRA”.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se në takim u diskutua gjerësisht mbi gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri, në Kosove dhe rajon.

Po ashtu, sipas Berishës, u diskutua mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes aktive të diasporës dhe emigracionit në jetën politike të vendit dhe në veçanti garantimit nga Shqipëria të të drejtës kushtetuese të votës për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Dje pata kënaqësinë të pres në takim presidentin e nderit të Organizatës atdhetare shqiptaro - amerikane “VATRA”, mikun tim të çmuar Agim Rexha dhe veprimtarët dhe drejtues të saj, Mondi Rrakaj, Tasim Ruko, Mersin Gjini.

Në këtë takim unë shpreha mirënjohjen më të thellë për zotin Rexha, VATRA-n dhe të gjithë vatranët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që kanë dhënë dhe japin për çështjen kombëtare, Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj e deri sot.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri, në Kosove dhe rajon.

U diskutua lidhur me vendosjen e monizmit të plotë në Shqipëri nga Edi Rama dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës, territorit të saj në çështjen e pretendimeve serbe për veriun e Kosovës ashtu dhe në projektin tjetër të “Ballkanit te Hapur” apo të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Z. Rexha vlerësoi rolin e Partisë Demokratike në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe të demokracisë në Shqipëri. Në këtë takim u diskutua mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes aktive të diasporës dhe emigracionit në jetën politike të vendit dhe në veçanti garantimit nga Shqipëria të të drejtës kushtetuese të votës për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Takimi ishte vëllazëror”, shkruan Berisha.   

 

Të fundit