Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka patur Shqipëria nga Enver Hoxha e deri sot

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur regjimin më

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë Rama, që sipas tij është më i keqi që ka patur Shqipëria që nga Enver Hoxha e deri më sot.

Nga Kukësi ku po mban ‘foltoren’ e radhës, Berisha thotë se rrëzimi i Ramës është imperativ, teksa e ka cilësuar si përçarës kombëtar.

“Ju që e doni këtë vend e respektoni dinjitetin e njëri tjetrit, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka patur Shqipëria që nga Enver Hoxha e deri më sot.

Të bashkojmë vlerat, më të mirën për Shqipërinë që duam e për të rivendosur demokracinë në vend. Për një Shqipëri që shikon drejt Europës jo Beogradit.

Rrëzimi i Ramës është imperativ, urdhër, thirrje që buron nga zemrat e shqiptarëve. Rama është përçarës kombëtar që ka analog vetëm Enver Hoxhën.

Foltorja është shndërruar falë shpirtit tuaj, në një gjenerator shprese. Synojmë të bashkohemi, por nuk synon izolimin, cenimin e miqësive. Ata që bëjnë këto cilësime janë njerëz të vegjël. Kjo parti dhe ky ish kryetar ka vendosur marrëdhëniet miqësore më të ngushta me SHBA, kam takuar 5 presidentë të SHBA”, u shpreh Berisha.  

Të fundit