Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të ecësh përpara me Edi Ramën, do të thotë të ecësh drejt greminës

Berisha: Të ecësh përpara me Edi Ramën, do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Lushnjë dhe Divjakë, Eduart Sharka dhe Aurel Malko.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se Kontrolli i Larti i Shtetit deklaron se kryeministri ka vjedhur me qeverinë e tij 122 miliardë lekë në 9 muaj.

 Sipas Berishës, të ecësh përpara me Edi Ramën, do të thotë të ecësh drejt greminës.

Berisha: Kontrolli i Larti i Shtetit e deklaron se ka vjedhur me qeverinë e tij 122 miliardë lekë në 9 muaj. A shkohet më tutje me këtë njeri.

Të ecësh përpara me Edi Ramën, do të thotë të ecësh përpara drejt greminës.

Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt varfërisë.

Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt boshatisjes së Shqipërisë.

Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt shkatërrimit të shërbimeve, arsimit, shëndetësisë, biznesit.

Pra a është jetik ndryshimi sot? Pak vite më parë njerëzit e ndjenin se duhej ndryshimi. Por pati nga që menduan përsëri se Edi Rama mund të sjellë ndryshimin. Koha faktoi se ky ishte një mendim shumë i gabuar, sepse Edi Rama jo që nuk solli ndryshimin, por solli përkeqësimin dhe vetëm përkeqësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.

Vendosi mbi ta me shpejtësi të madhe, tiraninë e varfërisë.

Të fundit