Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të hënën kthehem në parlament, protesta e radhës do ketë diversitet

Berisha: Të hënën kthehem në parlament, protesta e

Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se të hënën do të shkojë në parlament. 

I ftuar në ABC, Berisha tha se pavarësisht zhvillimeve në PD, ai nuk e shkëput aktivitetin parlamentar.

Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si t ë më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar", tha Berisha, i cili po ashtu paralajmëroi  protestën e radhës te selia e PD, sipas të cilit do ketë diveristet.

"Do të ketë diversitet. Selia do t'i rikthehet demokratëve. Kurrë nuk do të rrijë strofull e vrasësve dhe kriminelëve e banditëve të Lulzim Bashës e Edi Ramës. Nëse shkon para selisë së PD, ti proteston para selisë së Kryeministrisë, selisë së dytë të Edi Ramës.

Me pengun brenda dhe banditët. Në vend që të vuajnë dënimet me 25 vite, përdorin drogë në seli", u shpreh Berisha. 

               

 

Të fundit