Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje delegatëve: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit, ata që thonë 's’ka rëndësi procedura' janë mercenarë

Berisha thirrje delegatëve: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit, ata

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit, pasi kreu i PD, Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar.

Nga ‘Foltorja’ që po mban sot në Gjirokastër, Berisha tha se ata që thonë se vota dhe procedura nuk ka rëndësi janë mercenarë.

Ftoj delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD, të Gjirokastrës të firmosni për mbledhjen e Kuvendit. Si të doni votoni, por firma juaj është ndërgjegjja juaj për një PD që respekton votën e lirë.

Ka disa që përpiqen tua mbushin mendjen se nuk ka rëndësi vota, procedura nuk ka rëndësi, këta janë mercenarë që nuk kanë abc-në e pluralizmit. Me tjerët na bashkon vota e lirë”, u shpreh Berisha.

Të fundit