Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh të fortë demokratëve: PD është larg asaj që duhet të jetë. Është urgjente ndryshimi i situatës

Berisha mesazh të fortë demokratëve: PD është larg asaj

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një analizë se ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha thotë se PD është larg asaj që duhet të jetrë, ndaj kërkoi ndryshim urgjent të situatës.

Ku është PD sot? Është larg asaj që duhet të jetë. Kur them PD, kam parasysh seksionet dhe grup-seksionet. Si të jenë ata, do jemi ne.

E vërteta, thelbi i PD-së para të gjithash është si të funksionojnë qelizat tona, njësitë tona, ashtu do funksionojë në thelb partia. Vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi, nuk ka takime me duartrokitje, ai moment është më vendimtari, ai është votimi, ai është prova e përgjithshme. Ajo betejë zhvillohet mes seksioneve.

Jemi larg. Unë duhet të jemi realist me ju. Unë kam marrë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Ato janë të domosdoshme.

Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje,blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim.

Në vetëm rrimë duke shprehur habi për veprimet e një njeriu që vjedh përditë qytetarët dhe tallet me ta. Çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen me të”, u shpreh Berisha.

 Sipas tij, detyra më kryesore është fitimi i mendjes dhe zemrat e qytetarëve.

“Mos harroni një gjë, detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim, nuk i fitonim, përkundrazi.

Pra, kërkohet një ndryshim i madh. Proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë, për t’u paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, si një forcë politike, e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar.

Si një forcë politike, e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia tetëvjeçare e saj”, tha kryedemokrati.

Të fundit