Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje për protestën e 17 prillit: Vendim për të ecur drejt BE-së dhe prosperitetit

Berisha thirrje për protestën e 17 prillit: Vendim për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 17 prillit, duke e cilësuar atë si një “kryengritje paqësore” dhe një hap të domosdoshëm drejt integrimit europian dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

Berisha u shpreh se strategjia e protestës do të bëhet publike në vijim, por theksoi se synohet mobilizimi i gjerë qytetar.

“Kryengritja paqësore më e fuqishme. Strategjia e saj do të informohet, por natyrisht kundërshtarin do ta kapim në befasi.
E ka dhe këtë kërkesë kryengritja paqësore, prandaj dhe unë në mbyllje të kësaj bisede shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje qytetarëve shqiptar, ti bëj thirrje çdo shqiptari në revoltën, në kryengritjen paqësore të PD, në mbrojtje të vendosur të interesave të tij, të familjes së tij dhe vendit të tij.

Nuk ka asgjë më të dëmshme se sa të heshtësh para kësaj gjendje dramatike, se sa të mbyllësh sytë para provave të mëdha dhe të pakundërshtueshme. Të heshtësh para faktit se, Edi Rama të vjedh dhe bllokon luftën ndaj korrupsionit, thotë se vjedhja e tij dhe ministrave të tij, nuk do mund të ndëshkohet”, deklaroi ai.

Të fundit