Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje socialistëve: Rilindësit e tu që të marrin votën, të mjerojnë, iu dukesh një qenie inferiore

Berisha thirrje socialistëve: Rilindësit e tu që të marrin

Berisha i bëri thirrje nga Korça çdo socialisti të mos votojë rinlindasit që i morën votën dhe i mjeruan.

Kryedemokrati tha se socialistët për rilndasit nuk asgjë më shumë se qenie inferiore, ndërsa ata për të cilët kanë votuar udhëtojnë me avion me charter-a duke shpenzuar 22 milioën vetëm për udhëtime.

"Unë i them çdo socialisti; o socialist, këta rilindësit e tu që të marrin votën, këta të mjerojnë ty, dhe ai që shëtit nga një vend në tjetër me avion në dispozicion dhe dhomë gjumi, duke shpenzuar 22 mln euro vetëm udhëtime, atij ti nuk i dukesh njeri, i dukesh një qenie inferiore. Fëmijët e tu, nuk ka asnjë konsideratë për ta se, një njeri me zemër, me ndjenja kur shef njerëzit e tij, kur shef popullin e vet që akoma është në vështirë të mëdha, kur shef varfërinë që rritet çdo vit, kur sheh shqiptarë që braktisin vendin çdo muaj Shqipërinë, nuk i lejojnë kurrë vetes të udhëtojë me avion çarter, me avion me dhomë gjumi, nuk i lejon kurrë vetes të blejë vazo për oborrin e zyrave të tij, 4 mln euro.

Nuk ka kryeministër në Europë, apo botë të bëjë një gjë të tillë, përveç atij që njerëzit i duken qenie inferiore. Nuk ka kryeministër që merr një rrogë 2500 euro në muaj dhe shkon e darkon me 10 mijë euro në darkë, nuk e bën kurrë, ka një sens, ka një moral. Po pse i bëjnë këta këto, i bëjnë se urrejnë qytetarët mbasi i vjedhin nga mëngjesi deri në darkë", tha Berisha.

 

Të fundit