Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij

Berisha: Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e

Në tubimin e përnatshëm të mbajtur në rrugën e ‘Shpresës’, kryedemokrati Sali Berisha, foli për mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë nën regjimin e Rilindjes.


BERISHA:Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, misionarëve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, që luftoni çdo ditë të pamposhtur për liritë, për dinjitetin, për jetën, për shpresën, për të ardhmen e shqiptarëve.
Të dashur miq!
Në këtë regjim pothuajse çdo ditë, qytetarët e këtij vendi përballen me një krim të ri, të cilin për fat të keq e etiketojmë skandal, por që në realitet është krim i madh, rrezik i madh, kërcënim i madh.
Dhe kjo, e bën qytetarët e Shqipërisë, qytetarët më të pambrojtur të rajonit dhe Europës, për fatin e tyre, për punën e tyre, për biznesin e tyre, për shëndetin e tyre, për shkollimin e fëmijëve të tyre, vendos një regjim i zhytur këmbë e kokë në krim, në vjedhje dhe drogë.
Nuk ka sot qytetar më të pasigurtë dhe të kërcënuar se shqiptarët. 
Krimi i fundit është një krim që mund të ndodhë vetëm në narkoshtete, apo në shoqëri parashtetërore. Nuk ndodh kurrë në një shtet me respekt minimal ndaj ligjit, çfarë do që të jetë ai.
Trafiku i mbetjeve toksike është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, dhe qeverisë së tij. 

 

Të fundit