Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon arsyen e vetme pse do bashkëpunonte me Ramën

Berisha tregon arsyen e vetme pse do bashkëpunonte me Ramën

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nëse kreu i qeverisë, Edi Rama do i shtrinte dorën e bashkëpunimit, do pranonte nëse do të bëhej fjalë vetëm për ndryshimin e ligjit elektoral.

Por, në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, Berisha theksoi se “këtë gjë Rama nuk e bën”.

“Nëse Rama ju thotë që të bashkëpunoni bashkë a do e pranoni? Dhe nëse Basha kthehet a do e pranoni në parti apo deputet?”, e pyeti një qytetar.

“Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja përveç ndryshimit të ligjit elektoral, gjë që ai nuk e bën. Sa i përket Lul Bashës është deputet.

Ai ka kryer aktin e rëndë të vetëlargimit nga PD, ai që në fushatë elektorale nxjerr kandidatë kundër partisë së tij konsiderohet i vetëlarguar. Tre bashki ka humbur PD për shkak të këtyre kandidatëve”, tha Berisha.

Të fundit