Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon arsyen pse Rama sulmon Sandër Kovaçin: Zbuloi kanabisin e qeverisë kur ishte në SHISH

Berisha tregon arsyen pse Rama sulmon Sandër Kovaçin: Zbuloi

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar arsyen pse kryeministri Edi Rama sulmon kreun e Sindikatës së Universiteteve, Sandër Kovaçi, pas protestës së pedagogëve. 

Në një takim me të rinjtë në seli, Berisha tha se Kovaçi, i cili ka funksionuar gjatë qeverisë së tij si drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, ka zbuluar raste të zyrtarëve që merreshin me kultivim kanabis.

“Kjo është një qeveri moniste që ka marrë të gjitha pushtetet, sillet me një arrogancë të paimagjinueshme, pushtetet i ka marrë duke dhunuar votën dhe jo në mënyrë të merituar dhe tani nuk pyet për asgjë.

Merret 3 ditë rresht me kryetarin e Sindikatave të Universiteteve, i cili është një njeri jashtëzakonisht i respektuar, ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Ka funksionuar gjatë qeverisë së tij drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, që është drejtoria e analizës. Por aty i dilte se ky mbillte kanabis, aty i dilte se 130 oficerë të lartë kishin marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit.

Ky nuk do mashtronte, do i thoshte qeverisë ato që gjente. Dhe tani e shtrigëzon paçka se Sekretarin e Përgjithshëm e ka në të njëjtin pozicion, edhe Sekretari i tij i Përgjithshëm që ka caktuar vetë ka qenë dy vite drejtor në SHISH. Për ato ai meriton të vlerësohet, jo demonizohet. Tani që mbron një kauzë të drejtë, mëkati i tij është se i paska shërbyer shtetit shqiptar në vitet 2013-2015 drejtor në Drejtorinë më të rëndësishme në SHISH, drejtor i analizës. A mund të merret kush me këtë njeri? Do merremi ne të gjithë, se po nuk u morëm ky nuk ka të ndalur”, tha Berisha.

Të fundit