Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët e Avokatit të Popullit

Berisha tregon arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët ditën e sotme ka treguar arsyet se pse PD tërhoqi firmat për kandidatët e Avokatit të Popullit 

Berisha ka deklaruar se PD i tërhoqi firmat pas vendimit të Komisionit të Ligjeve që një deputet të ketë vetëm një firmë mbështetëse dhe pasi shumica socialiste kërkoi t’i imponojë opozitës kandidatin që donte vetë.

Ai tha se PD vendosi unanimisht të mos e mbështeste Endri Shabanin dhe të tërhiqte propozimin, duke theksuar se opozita nuk do të pranojë të kthehet në “opozitën e Edi Ramës”.

Berisha: Tani ju e patë se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura, në mos gaboj.
Mund të ketë dhe të tjerë që mund të kenë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri PD, para 4 ditësh, pas kërkesës dhe të socialistëve që deputeti të ketë të drejtë vetëm për një firmë, dhe vendimit jo kërkesës, vendimit që mori Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga socialistët, PD u mblodh grupi parlamentar dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështesë ai.
Në kandidaturat që do të mbështeste PD nuk figuronte kandidatura e Endri Shabanit.

PD i hoqi mbështetjen zotërisë dhe ata që kanë firmosur tërhoqën propozimin. E tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta.
Por, po këtu unë ju kam deklaruar se, kjo ndodhi pasi u deklarua nga pala tjetër se, kandidati do ti jepej opozitës.
Ata operojnë me opozitën që duan, por opozitën që duan nuk e pranon kurrë PD-ja. Opozitën që duan e ka Edi Rama tani, kjo është platforma e tij.
Por ne jemi opozita e shqiptarëve, jo opozita e Edi Ramës. Jemi krenar që nuk na don Edi Rama...
... Po të mos gabim, nuk tërhiqej mbështetja. Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte.
Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit. Besoj se është e drejtë kjo dhe është interesi i të gjithëve kjo.

Të fundit