Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon bisedën me prokurorin e “Shtëpisë së Verdhë”

Berisha tregon bisedën me prokurorin e “Shtëpisë së

Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar detaje nga takimi me prokurorin Clinc Williamson, i cili hetoi në Shqipëri akuzat e raportit të Dick Marty për trafik organesh në “Shtëpinë e Verdhë”. Berisha tha për “Opinion” se në Shqipëri është hetuar intensivisht.

“E kam takuar 2 herë Clint Williamson. Ai ka ardhur dhe ka kërkuar autorizimin për hetim në 2-3 zona në përputhje me pretendimet e raportit të Dick Martyt. I kam thënë, jo 2 apo 3 zona, por ku të doni në gjithë Shqipërinë.

Williamson më shpjegoi mua se perëndimi, SHBA, partnerët e SHBA në Europë nuk duan që kjo çështje t’i dërgohet gjykatës ndërkombëtare për shkak të rusëve, por duan të krijohet një gjykatë e veçantë sepse ka patur një problem serioz me të akuzuarit nga UÇK dhe problemi është se janë zhdukur dëshmitarët”, tha Berisha.

Të fundit