Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon datën kur do të zgjidhet kryetari i ri i PD: Të rikthehen Imami, Topalli dhe Hajdari

Berisha tregon datën kur do të zgjidhet kryetari i ri i PD: Të

Mbrëmjen e djeshme Komisioni i Rithemelimit zhvilloi një mbledhje, e cila mbaroi në orët e vona. Ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se Kuvendit Kombëtar të PD-së do t'i propozohet data 21 ose 22 maj për zgjedhjen e kryetarit te ri të PD.

“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit dhe do të jetë ose data 21 ose data 22 e majit, varet si i bie, e shtunë ose e diel.

Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga komisioni. Sapo të vendos Kuvendi, unë pothuajse e kam shpallur kandidaturën dhe Kuvendi do të vendosë datën”, tha Berisha.

Ky i fundit tregoi për mediat se mund të rikthehen demokratët e vjetër si Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Majlinda Bregu.

Gazetari: Sa i takon Këshillit Kombëtar a do të ketë një prezantim të listës që do t’i dërgohet Kuvendit?

Berisha: Patjetër!

Gazetari: Në këtë listë a ka emra që rikthehen në Partinë Demokratike, figura të rëndësishmë të saj që gjatë 8 viteve të fundit janë larguar?

Berisha: Ka emra të tillë, në këtë listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet jo vetëm me listë por si të dëshirojë, ex officio.

Gazetari: Po zonja Bregu dhe z. Patozi?

Berisha: Zonja Bregu është në një funksion….

Gazetari: A do të ketë një ftesë?

Berisha: Sigurisht që do të ketë.

Gazetari: Po për z. Patozi?

Berisha: Patjetër që është i hapur, edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar janë të mirëpritur.

 

Të fundit