Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon “prapaskenat” e ndërtimit të TAP-it: Rusët më ofruan shuma përrallore, i refuzova

Berisha tregon “prapaskenat” e ndërtimit të TAP-it:

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi për gazetarët në lidhje me projektin e TAP dhe refuzimin e ofertës ruse për projektin e kalimit të gazsjellësit në Shqipëri.

Ai tha se i janë ofruar shuma marramendëse parash nga Gazprom, por nuk e ka pranuar një gjë të tillë në interes të Shqipërisë dhe BE-së.

“Dhe së fundi dua të them një gjë. Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën ‘non grata’. I them mafies së George Sorosit se vetëm për Tapin Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrallore që nuk mund t’i imagjinojë kush.

Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën. Më janë ofruar nga Gazpromi”, tha Berisha.

Berisha tha se Shqipëria kishte një rol thelbësor në projektin e TAP-it, pasi ishte i vetmi territor ku nuk mund të kalohej gazi rus.

“TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilën gazi rus nuk mund të kalonte. Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet intensiv diplomatik disavjeçar. U bënë përpjeke për ta sabotuar, pasi gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia”, tha Berisha.

 

 

Të fundit