Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ‘prapaskenat’ e planit të Ramës me Vuçiçin: Projektuan Serbinë e Madhe

Berisha tregon ‘prapaskenat’ e planit të Ramës me

Kryedemokrati Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon qëndrimeve për tensionet në Kosovë.

Duke treguar disa ‘prapaskena’ të asaj se çka fshihet pas miqësisë së Ramës dhe të Vuçiçit, Berisha tha se kryeministri shqiptar zbaton urdhrat e presidentit serb.

Drejtuesja e seancës, kryetarja e Kuvendit pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve të brendshme. Mendimi im dhe i PD, ka qenë dhe është se Kosova është vend i pavarur dhe me qeveri legjitime dhe se në dialogun e saj me Serbinë, Shqipëria nuk duhet të implikohet dhe përzihet. Nuk ka shqiptar që beson se ka qëllime të tjera, veçse për të ndihmuar me çdo kusht padronin e tij, argat i të cilit është.

Ndonëse u zhvilluan negociata në Bruksel, mu kërkua që të ndërhy dhe refuzova në mënyrë të prerë se ai nuk ishte në interes të negociatave. Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme. Dolën skenarë që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë.

 Rama e mori me pasion të madh këtë skenar dhe unë ju them shqiptarëve se pas hartave të ndryshimit të kufijve, kishte një qëllim, zhvleftësimin e pavarësisë së Kosovës, dhe ndarjen e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë. Por ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Angela Mercek dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk humbën asnjë minutë kohë dhe nxorën Mini-Shengenin në të cilin hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur.”, tha ai.

Jashtë parlamentit Berisha tha se ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës nga Shqipëria jo vetëm që nuk shërben, por ka efekt negativ dhe përkeqëson situatën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ne i shprehëm qëndrimet tona dhe fjala ime aty ishte. Mendoj se ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës nga Shqipëria është absolutisht e gabuar. Jo vetëm që nuk shërben, por ka efekt negativ dhe përkeqëson situatën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Dialog shumë i domosdoshëm në këtë periudhë, por Edi Rama ka interesa të tmerrshme personale sepse po afrohet data e gjyqit dhe ai nuk fle më. Nuk do ta lexoj, nuk ka akt më nonsens. Për Edi Ramën si argat i Vuçiçit është palë e Vuçiçit. Propozimin e ka marrë në sirtarët e Vuçiçit”, tha Berisha.

Të fundit