Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon pse kërkon të rikthehet në krye të PD: Dua luftë të re, të shënojmë kthesë rrënjësore

Berisha tregon pse kërkon të rikthehet në krye të PD: Dua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për demokratët e Shkodrës se pse kërkon të bëhet sërish kryetar i Partisë Demokratike.

Berisha tha se votën e demokratëve e kërkon për një betejë të re në të cilën do të shënojnë nj ëkthesë rrënjësore për vendin. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi edhe problematikat të cilat do të mundohet t’iu japë zgjidhje si: varfëria, emigracioni dhe integrimi i vendit në BE.

“Votën tuaj dhe të demokratëve nuk e kërkoja absolutisht për asgjë për atë që kemi realizuar para kësaj kohe. E kërkoj për një betejë të re, luftë të re, në të cilën ne së bashku duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë vend. Duhet që në një përpjekje të madhe t’i japim përgjigje varfërimit të shqiptarëve. Varfëria është armë e tmerrshme. Më e pa merituara. Në këtë kontekst dua të bëj gjithçka për të mbrojtur interesin kombëtar. Nuk duhet të jemi një komb që rrisim fëmijë për emigracion. Lufta e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme. Unë kam besim. Nuk kërkoj të më votojë njeri për ato që janë bërë deri sot. E kërkoj pikërisht për këtë që thash. S’u ndalua ndonjëherë procesi drejt BE”, deklaroi Berisha.

Nga Lezha, ish-kryeministri sulmoi edhe Edi Ramën. Berisha i kërkoi që të mos pengojë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të mos ndjekë linjën drejt Beogradit apo Stambollit, duke marrë shkas nga miqësia e kryeministrit me Aleksandër Vuçic dhe Erdogan.

Të fundit