Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ulsi, krimi yt do të ndëshkohet e do të të ndjekë gjithë jetën

Berisha: Ulsi, krimi yt do të ndëshkohet e do të të

Kreu demokrat Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit i është drejtuar ministrit Ulsi Manja se krimi i tij elektoral do të ndëshkohet.

Ulusi, krimi elektoral i yti do ndëshkohet, do të të ndjekë gjithë jetën. Ja po ta them këtu. Ty, se 10 herë më mirë të ishte Ymer Lala në atë vend, se sa ti, të jesh i qartë. Është më i sinqertë ai, se ti je dhe hipokrit.

Ndaj edhe, kjo nuk është dita e drejtësisë, çfarë të themi, si mund të jetë dita e drejtësisë. Kjo është dita e turpit! Merret dhe arrestohet Gjushi, po Erion Veliaj më thoni pak, a nuk është Erion Veliaj shumëfishi i Gjushit? A nuk është Erion Veliaj njeriu që po tradhëton qytetarët e Tiranës. 18 euro më shumë për djegësin e tij që nuk ekziston mbi tokë. A nuk është Erion Veliaj që thoshte SKAP-in e kam në dorë, dhe do t’ia vërsul Dukës së futbollit? A nuk është Erion Veliaj që i dalin pallatet brenda natës. Është, apo jo? I Abren Malokut, e tjetrit, tjetrit me radhë”, ka thënë ndër të tjerash Berisha.

Berisha me tone të ashpra i është drejtuar Manjanit duke i thënë se për ta nuk ekziston drejtësia pasi i mbyllin dosjet kur i duan.

Në cilën drejtësi  vini këtu në parlament, më thoni ju mua? Ç’lidhje keni ju me drejtësinë? Absolutisht që të gjithë jeni kontigjent me 313 me veprat tuaja që keni kryer. Prandaj edhe bërtisni: rroftë drejtësia! Se për ju dosjet mbyllen, se për ju nuk ka dosje, se per ju nuk guxojnë.”, ka thënë Berisha.

Të fundit