Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë

Berisha uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje të tjera

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët e krishterë të cilët kremtojnë Krishtlindjen.

Në Facebook, Berisha ka ndarë urimin e tij në festën e Krishtlindjes. Kryedemokrati i drejtohet besimtarëve të krishterë duke iu uruar Krishtlindje të bekuara dhe më të gëzuara në vitet e tjera.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!”, shprehet Berisha.

Të fundit