Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Ditën e Verës: Hera e parë që dyert e Europës mbyllen për ne! Rama dhe Lubia pa të ardhme

Berisha uron Ditën e Verës: Hera e parë që dyert e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar nga Elbasani shqiptarët për Ditën e Verës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit. 

Berisha : Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi.
Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më.
Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë.
Nuk e meritojnë!
Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.
Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku.
Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.

Të fundit