Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Krishtlindjen: Sot është nata më magjepsëse për të gjithë besimtarët e krishterë

Berisha uron Krishtlindjen: Sot është nata më magjepsëse

Kreu i PD-së Sali Berisha me anë të një postimi ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Berisha shkruan se kjo natë është më magjepsësja për të gjithë besimtarët, pasi lind Krishti mbret.

Gjithashtu kryedemokrati uron për besim, mirësi, shpresë e forcë për të gjithë besimtarët në Shqipëri e kudo.

“Gëzuar Krishtlindjet!

Të dashur miq, sonte është nata e lindjes së Hyjit, Krishtit Mbret, nata më magjepse për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën. Prandaj le të urojmë ne së bashku përzemërsisht miqtë tanë të krishterë kudo që janë: Gëzuar Krishtlindjet, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njerin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët. Krishti Mbret ju bekoftë! Gëzuar!”

Të fundit